Eksportet në nivelin më të ulët, INSTAT: Gjatë muajit gusht u ulën me 17.6% - Ora News

2015-09-29 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksportet shqiptare prekin fundin.Të dhënat e INSTAT për tregtinë me jashtë bëjnë më dije se gjatë muajit gusht ka pasur një ulje të eksporteve me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e ndikuar nga një rënie e fortë e grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.Eksportet vlerësoheshin si një element mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend që do të thotë se kjo rënie mund të ndikojë në rritjen ekonomike.
Eksportet shqiptare gjatë muajit gusht pësojnë ulje të frikshme, një shenjë e qartë kjo se ecuria ekonomike përgjatë këtij viti është e rrezikuar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 15 mld lekë, duke u ulur me 17.6 % në krahasim me gusht 2014 dhe 32.1 % në krahasim me korrik 2015.
Efekti kryesor në këtë këtë rënie të ndjeshme të eksporteve ka ardhur si pasojë e ndikimit të grupit minerale,lëndë djegëse dhe energji elektrike.
Gjithçka është e lidhur me situatën e pafavorshme në tregjet ndërkombëtare duke bërë që operatorët të mos kenë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmime janë shumë të pafavorshme.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet arritën në 165.2 miliardë lekë për 8 mujorin e këtij viti, duke shënuar një rënie me 3.8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulja e eksporteve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -17.3 pikë përqindje, ?Materiale ndërtimi dhe metale? me -2.7 pikë përqindje, ?Lëkurë dhe artikuj prej tyre me -0.4 pikë përqindje?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/eksportet-ne-nivelin-me-te-ulet-instat-gjate-muajit-gusht-u-ulen-me-17-6/