Presidenti, Bujar Nishani duke folur në konferencën përmbyllëse të aktivitetit ?Lutja e Paqes? që po zhvillohet në Tiranë, tha se ?Shqipëria e ka ndërtuar paqen nga vëllazëria e feve?.
Nishani nënvizoi se nuk është e rastësishme përzgjedhja e Shqipërisë për organzimin e kësaj konferencë mbarëkombëtare, shtoi se mesazhet e kësaj konference janë fjalor enciklopedik.
?Kjo është një zgjedhje që na nderon ne. Ajo nuk është rastësore ndodh kështu sepse vendi ynë është një shembull frymëzues dhe ndoshta edhe unik ashtu siç shprehej i madhi Indro Mondaneli, se kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah. Organizimi i këtij dialogun në Tiranë dhe mesazhi që dalin prej tij janë një pasuri për ne dhe për të gjithë botën. Do ta konsideroja këtë prurje një fjalor enciklopedik?, tha presidenti.