A1 Report - Deputeti Ulsi Manja: Nuk ka përçarje mes koalicionit PS -LSI

2015-08-22 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Mbarimi i stinës së verës dhe ardhja e vjeshtës do largojë supozimet e ngritura deri më tani për një ftohje marrëdhëniesh mes Kryeministrit Rama dhe aleatit të tij Ilir Meta . Kështu e sheh deputeti Ulsi Manja debatin më të madh të politikës kësaj vere të nxehtë.

?Kjo pyetje e juaja e ka marrë përgjigjen në nivele të larta të vendimmarrjes politike . Në rrafshin praktik të bashkëpunimit me aleatët , të paktën aq sa unë jam në kontakt dhe në komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me partnerin tonë kryesor por dhe të gjithë aleatët aq sa janë ne koalicion , qofte ata të zgjedhjeve politike te 2013 por dhe me aleatët që u bashkëngjitën në zgjedhjet e 21 qershorit kemi një bashkëpunim normal në funksion të qeverisjes .besoj që me vapën e gushti ikin të gjitha?- deklaron Manja.

Ky hamendësim për përcarje mes lsi dhe ps nxiti edhe fantazinë e politikës sidomos të krahut të djathtë për një koalicion të mundshëm PS-PD, duke përjashtuar LSI ndonse kjo është mohuar edhe nga vet kryetari rama e basha .