A1 Report - Basha: Dekriminalizimin do ta bëjmë me SHBA, pavarësisht Ramës e Metës

2015-08-22 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Lideri i opozitës ka dalë në një deklaratë për mediet për të kundërshtuar bilancin e bërë nga kryeministri, Edi Rama për 300 ditët e dyta të qeverisjes së tij. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se shifrat e Ramës nuk janë aspak në përputhje me realiteti që jetojnë çdo ditë qytetarët.

?Ndërkohë që Rama krihet para kamerave mijëra qytetarë gjenden në krizë ekonomike. Qindra bëjnë gati valixhet dhe nisen për kurbet. Në Evropë ka nisur debate për rikthimin e regjimit të vizave. Rama bëri një bilanc që nuk ndeshet si realitet në asnjë lagje. Ku i ka 104 mijë vende të reja pune??, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se shifrat që paraqiti Rama për rritjen ekonomike dhe shlyerjen e borxhit përgënjeshtrohen nga vetë institucionet e qeverisë si INSTAT apo Minisrtia e Financave. Basha foli edhe për deklaratën e Ramës mbi atë që thotë raporti i DASH se në Kuvendit e Shqipërisë ka një deputet të dënuar për trafik njerëzor.

?Zor se gjen sot një kryeministër që gënjen kaq hapur...Kishte nevojë për një qershi në këtë tortë gënjeshtrash?Ai që i përzgjodhi vetë zyrtarët me rekorde kriminale që largoi gratë për t?i bërë deputetë tha se nuk i njeh për të tillë. Për ata flet lagja e tërë qyteti? flasin media? flet opozita. Për të dënimi i Ndokës për prostitucion është vetëm një gabim?, deklaroi Basha.

?Dekriminalizimi do të bëhet dhe do ta çojë deri në fund kundër vullnetit të Ramës dhe Metës dhe me mbështetjen e SHBA-ve. Ndërkohë që do të shijojnë ujin e ftohtë të bregut apo jashtë vendin Shqipërisë do të zhytët në varfëri. Shqipëria e zhgënjyer do të ngrihet dhe do të luftojë së bashku me ne, së bashku me mua deri sa e drejta, e vërteta e mira të triumfojë mbi të keqen?, përfundoi Basha.