A1 Report - Tiranë, 600 gr tritol makinës së biznesmenit, çaktivizohet

2015-08-22 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANË - Tre kallëpe tritoli 200 gramëshe kanë qënë të vendosur në automjetin tip "Fiat" me targa AA 021 HD, në zonën e Kombinatit, të cilën e kishte marrë me qera Ervis Imeri 31 vjeç nga Tepelena.

Ka qenë ky i fundit që ka konstatuar se poshtë shasisë pranë prapakolpit një pako të dyshimtë të mbeshtjellë me natriban.

Menjëherë pas njoftimit nga e Imerit në vendgjarje ka mbërritur policia ku është vendosur perimetri i sigurisë si dhe janë njoftuar njësia antieksploziv e RENEA-s të cilët kanë bërë edhe çaktivizimin e bombës me shpërthim të kontrolluar.

Paketa e eksplozivit përveç 3 kallëpeve të tritolit përbëhej edhe nga kapsolla detonatore, si dhe ng dy bateri 9 volt me paketë elektronike.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, duke nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm të 31-vjeçarit Imerit, i cili është edhe biznesmen në fushën e Duroaluminit.

Gjithashtu policia ka nisur hetimet edhe për përdoruesit e mëparshëm të makinës, duke qënë se 31-vjeçari Imeri e ka pasur në përdorim vetëm prej 3-4 ditësh.