Korçë, 3 vjet burg për grabitje e vrasje, Apeli i nënës: Djali im i pafajshëm

2015-08-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Një ngjarje e rëndë u shënua gati tre vjet më parë në fshatin Poloskë të Devollit, ku një 70 vjeçare e quajtur Emine Rrota mbeti e vdekur pas grabitjes që iu bë banesës së saj ku ajo jetonte e vetme.Pikërisht për këtë ngjarje sot vuajnë dënimin 3 të rinj nga fshati Hoçisht Ergys Rrushitaj asokohe 18-vjeç, shtetasi Taulant Muka 19 vjeç, dhe një person i tretë Majkell Kermaku, të cilët asokohe rezultonin te dyshuarit kryesor për grabitjen.
Asokohe polocia e Korçës deklaroi se grabitja ishte bërë nën presionin e armës dhe tre të rinjtë kishin qenë të maskuar por edhe pas ndalimit të tyre arma nuk doli në dritë,me pas policia deklaroi se identifikimi i autorëve ishte bëre në bazë të shenjave të gishtave të njërit prej autoreve por qe kjo prove nuk është paraqitur kurrë në senacat gjyqësore.
Sot pas gati tre vjetesh pasi nuk ka mundur dot të gjejë drejtësi nëpër instiucione, gjykata apo prokurori,mamaja e njërit prej djemve sot 20 vjeç Ergys Rushitaj i është drejtuar televizionit Ora News nëpërmjet të cilit ka lëshuar një apel për të gjitha institucionet e drejtesise që të rishikohet çështja e djalit te saj pasi sipas saj djali dhe dy te tjereë janë dënuar pa të drejte dhe pa asnjë provë konkrete qe ti implikonte ata në vjedhjen e ndodhur.
Mimoza tregon se ka çuar me qindra letra në Prokurorinë e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtesise tek Avokati i Popullit ku vetem ky i fundit i ka kthyer një pergjigje.Nëna e Rushitajt tregon se djali i saj e ka pranuar fajin vetëm për shkak të dhunës qeë është ushtruar mbi të.
Një kerkese të tillë për rishikim të çështjes e ka bërë nga burgu nëpërmjet telefonit edhe i riu Rushitaj i cili në një letër të dërguar tregon gjithashtu edhe dhunën që është ushtruar ndaj tij ditët qe ai është arrestuar dhe presionin që ka pasur për të pranuar një ngjarje për të cilën ai thotë se nuk e ka bërë kurrë.Rushitaj tregon se është i gatshem që nëse prokuroria do të rihapë çështjen nesë ka prova konkrete që e implikojnë atë atëhere është i gatshëm t'i kryej 22 vite burg që i ka dhënë gjykata e Korçës. Shpresa e tij e vetme mbetet rihapja e çështjes nga prokurori i përgjithshem Adriatik Llalla pasi siç thote edhe ai vetë ëndrrat e tij janë këputur në mes nga një krim që kurre nuk e ka bërë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/