A1 Report - KE: Ka rritje ne kapje n e droges por ne Kuvend duhet konsensus

2015-08-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE - Publikohet raporti i ri i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Hapet drita jeshile për Shqipërinë drejt marrjes së statusit të kandidatit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij për t'i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Ky është përfundimi i raportit të ri të KE të publikuar këtë të mërkurë, i zbardhur një ditë më parë, një pjesë e tij dhe nga televizioni A1 Report, në lidhje me përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe reformën në drejtësi. Raporti është hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe do të shërbejë si baza themelore për të vendosur mbi dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në KE më 27 Qershor.

Bazuar në gjetjet e Raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij që shtetet anëtare t'i japin Shqipërisë statusin e kandidatit. Sipas raportit, ky rekomandim pozitiv, bazohet në vullnetin politik të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për të vepruar me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në angazhimin për një reformë të plotë gjyqësore .

"Jam i inkurajuar nga përpjekjet për reforma. Gjetjet e raportit tonë paraqesin një argument të fortë për vendimin e Shteteve Anëtare në lidhje me statusin e kandidatit , " tha Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane Stefan Fule nga Tirana ku diskutoi Raportin me partnerët shqiptarë në kuadër të Nivelit të Lartë të Dialogut në prioritetet kryesore të Integrimit.

Sipas raportit, mbi Progresin e Shqipërisë në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe në Reformën Gjyqësore Shqipëria ka vazhduar zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe në sistemin gjyqësor, ndërsa vërehet një tendencë e vazhdueshme e hetimeve dhe ndjekjet penale , duke përfshirë krimin e organizuar. Gjatë periudhës së raportimit , qeveria shqiptare ka treguar veprim konkret dhe vazhdoi vullnetin politik në fushën e reformës lidhur me BE, duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh . "Në nëntor, qeveria dhe opozita bashkuan forcat për të miratuar një rezolutë mbi integrimin në BE. Që atëherë të dyja palët kanë vazhduar të mbështetjen për integrimin në BE të vendit edhe pse më vonë konsensusi është prishur duke reflektuar një klimë konfrontuese mes qeverisë dhe opozitës , ndërsa kjo e fundit është tërhequr nga votimet në disa komisione të rëndësishme parlamentare", vlerëson raporti.

Në luftën kundër krimit të organizuar specifikohen rekrutimet në Policinë e Shtetit ndërsa theksohet se policia ka organizuar operacione të suksesshme, në fushën e luftës kundër narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe konfiskimet e eksplozivëve brenda vendit, dhe ka marrë pjesë gjithashtu në operacione të ngjashme jashtë vendit. Vendi ka arritur rritje në luftën kundër drogës krahasur me periudhat e mëparshme.

"Nga Tetori 2013 deri në fund të Prillit 2014, 34 persona u e...