TIRANE- Teksa, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi dy ditë më parë nga kryeprokurori Adriatik Llalla të hetonte marrëveshjen e detit të 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë, informacioni i detajuar ka mbërritur në prokurori një javë më parë. Shkresa informative bën fjalë për veprimet e të 11 negociatorëve të paktit detar që asistuan në bisedimet me palën greke.
Lajmi i mbërritjes së shkresës me informacionin përkatës në zyrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, është konfirmuar nga burime pranë kësaj prokurorie, të cilat thanë se prej disa ditesh kanë marrë në administrim materialin duke nisur verifikimet. Burimet thanë për "Shqiptarja.com" se ministria nuk ka sjellë një kallëzim penal konkret, por një material informativ, ku ve në dukje veprimet e kundraligjshme të 11 negociatorëve si Ferit Hoxha, Kristaq Gërveni, Enkelena Mërkuri, Suela Brahimi, Anduel Cauli, Krenar Çauli, Krenar Muço, Ferdinand Berberi, Gazmend Turdiu, Ilir Tepelena, Miranda Zeka dhe Ledia Hysi.
Sipas informacionit të përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme të gjithë katë persona kanë pasur autorizimin nga ministrat e Jashtëm, Mbrojtjes dhe Brendshëm, për të asistuar në bisedime me palën greke, bisedime këto që sollën marrëveshjen famëkeqe të faljes së shtetit detar shqiptar tek pala greke.
Nisin verifikimet
Zëra brenda institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se që prej një jave kanë nisur verifikimet për të mësuar nëse personat e autorizuar për të marrë pjesë në bisedime kanë shkelur ligjin ose jo. Sipas prokurorisë, ky verifikim është administrativ duke u bazuar vetëm mbi dokumentacionin që shumë shpejt të tërhiqet nga ministria e Jashtme. "Do verifikohet hap pas hapi, për të parë nëse ka shkelje. Bëhet fjalë për një hetim administrativ të dokumentacionit ku nëse do jetë e nevojshme do thiren për t'u pyetur dhe shtetasit që kanë marrë pjesë në këto bisedime diplomatike.
Fillimisht do shikohet praktika e ndjekur dhe korrespodenca mes palëve"-thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ato shtuan se është ende errët për të nxjerrë konkluzione rreth emrave të fajtorëve në këtë çështje. Në nenin 210 të Kodit Penal, thuhet se "Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet burg".
Firmat e buzëqeshjes
Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha, dy Ministrat e Jashtëm të atyre viteve në Shqipëri e Greqi. Të dy ministrat para dhe pas momentit të këtij pakti, janë shfaqur të buzëqeshur, duke nënkuptuar se të dyja palët ishin tepër të kënaqura. Mjaft i lumtur në atë kohë shfaqej Lulzim Basha, por pa ditur se kush kishte dalë i humburi dhe i fituari.
Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej saj. Në janar 2010 Gjykata e rrëzoi Paktin D...