A1 Report - Apeli nxjerr nga burgu Syrja Gjoken, do hetohet ne gjendje të lire

2015-08-22 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

VLORË - Gjykata e Apelit të Vlorës ka liruar nga arresti me burg gjeneralin e komandantit të Brigadës Logjistike, Syrja Gjoka. Argumentimi ishte se gjenerali nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore apo tendenca për t'u larguar jashtë vendit.

Komandanti i Brigadës Logjistike të Forcave të Armatosura, u arrestua nga policia dhe prokuroria ushtarake në 16 maj, me akuzën e shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj shtetit me vlerë 6 milionë lekë të reja.

Në 19 maj gjykatë e Beratit konfirmoi masën e arrestit me burg për gjeneralin, vendim që u apelua nga Gjoka, për të përfituar lirimin nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Gjoka i cili drejton Brigadën Logjistike pranë Forcave të Armatosur prej gushtit të vitit 2012, akuzohet se kur ka shërbyer në repartin ushtarak 3002 të Kuçovës si komandant i bazës Ajrore ka abuzuar me detyrën me veprime të kundraligjshme, duke shembur dhe tjetërsuar objekte ushtarake pa miratimin e eprorëve.

Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar gjithashtu Presidentit të Republikës Bujar Nishani, shkarkimin e gjeneralit, porqë ende nuk është deklaruar të jetë marrë një masë e tillë nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.