Panairi i Punësimit, ka mbyllur siparin me 800 të punësuar në nga 6200 vende pune të ofruara. Minsitri i Mirqëniës Sociale, Erjon Veliaj, i shoqëruar dhe nga kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e mbylljes prezantoi disa histori suksesi, pa lënë mënjanë dhe ironinë mbi përplasjet që pati pak ditë më parë me zonjën Zyra Kola, që pretendonte se kishte humbur punën në administratë.
Në ironi të zonjës, të cilën ai e etiketoi si "kinge", Ministri tha se në panair u punësuan edhe inxhiniere, por jo me shkollë nate.
"Do të bëjë një pyetje, por edhe pak me humor. Ti s'ke mbaruar shkollë nate, ti je me shkollë tamam? Për të gjithë ata që mbajnë mendë debatin që patëm aty jashtë, ja inxhinerë ndërtimi, pa shkollë nate."
Gjatë pesë ditëve, Panairi i Punësimit është vizituar nga mbi 34.000 vizitorë, ndërsa në të gjitha stendat e kompanive dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit u dorëzuan 13.840 CV për rreth 6.200 vende te ofruara nga kompanitë private.