A1 Report - Dje polic "hero" se shpetoi të miturën, sot ne pranga per ryshfet

2015-08-22 7 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE - 8 muaj më parë do të quhej Hero, pasi shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë të mitur në qytetin e Fierit, sot inspektori i policisë Bledar Naçi ndryshon "uniformë" duke u bërë palë me keqbërësit.

Naçi është arrestuar një ditë më parë nga SHKB në policinë e qarkut Fier pasi akuzohet për marrje ryshfeti. Ai është denoncuar nga një qytetar me inicialet M.F për marrjen e një sasie parash, ndërsa në pranga kanë rënë dhe dy efektivë të tjerë, për të njëjtën akuzë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, arrestoi për veprën penale të "Korrupsionit Pasiv", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, arrestoi punonjësit e policisë:

1. Bledar Stavri Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
2. Benard Esat Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
3. Gramoz Kujtim Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Bledar Naçi do të bëhej i njohur për veprimin e tij, kur më tetor të 2013-ës shmangu një tragjedi për një familje, duke parandaluar rrëmbimin e një të miture 7 vjeç nga dora e një 22-vjeçari. Gjesti i tij do të do të konsiderohej nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, shembull për Policinë e Shtetit.

"Sapo pata kënaqësinë dhe nderin të telefonoja për të falënderuar personalisht Inspektorin e Rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Bledar Naçi për kurajon dhe vendosmërinë e treguar në parandalimin e rrëmbimit të një vajze të mitur në qytetin e Fierit. Nuk kam fjalë të përshkruaj shqetësimin e të ëmës së vajzës së vogël. Komunikova personalisht dhe ndjeva frikën e prindit, por edhe kërkesën për drejtësi në çdo fjalë të saj. Fatmirësisht, një tragjedi u parandalua falë Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit. Djem si ti i bëjnë nder Policisë dhe na japin shpresën se ky vend mund të bëhet vërtet vendi, ku mbizotëron paqja, forca e ligjit dhe drejtësia. Krenar për ty dhe djemtë si ti në Policinë e Shtetit!", shkruante ministri Tahiri në "Facebook".

"Shqiptarja.com" risjell intervistën me N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në atë kohë nën inspektor Rendi, ku Naçi rrëfen për përleshjet fizike që pati me rrëmbyesin derisa arriti ta vinte atë në pranga. Ndërsa e quan si motivim për të vazhduar para vlerësimin e ministrit Tahiri.

"Vajzën e gjeta të shokuar dhe të frikësuar nga personi që e mbante për dore. Ishin të dy, në hyrje të një pallati dhe rrëmbyesi ishte bashkë me vajzën, duke mbajtur për dore Ndihem shumë i vlerësuar dhe i motivuar për të vazhduar punën e mëtejshme, nga konsiderata e ministrit Tahiri", do të shprehej në një intervistë për "A1 Report", inspektori Naçi në tetor 2013.