Plumba makinës së djemve të Fatbardh Plakut, policia e mohon

2015-08-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Tiranë- Ende pa u shuar jehona e atentatit me antitank, ndaj shtëpisë së kryetarit të komunës së farkës Fatbardh Plaku, ky i fundit pretendon se familjes së tij i është bërë një tjetër atentat. Këtë herë shenjestër kanë qënë djemtë e tij 19 dhe 11 vjeç. Ka qënë rreth mesditës,kur F. Plaku (djali I kryekomunarit) ka shkuar për të marrë vëllain e tij në një shkollë private në zonën e Saukut. Në këtë moment ai pretendon se dy persona me motor dhe me skafandër në kokë kanë qëlluar në drejtim të makinës me armë të tipit shotgan. Për fat të mirë të dy pinjollëve të familjes Plaku nuk janë prekur nga plumbat. Policia: Eshte kërcënuar, por nuk është qëlluar Ky është version që jep kryeplaku i komunës Farkë. Por policia e Tiranës jep një version tjetër. Ajo thotë se djemtë janë kërcënuar por nuk pranon se është qëlluar me armë drejt makinës Madjre burime zyrtare nga policia e Tiranës dhe ministria e Brendshme sqarojnë se është bërë verifikimi i makinës dhe shënjat në të,nuk janë shenja plumbash por janë shenja të vjetra të goditjeve me mjete të forta. Kjo ngjarje të paktën e pretenduar nga familja Plaku,vjen thuajse një muaj pas goditjes me antitank vilës së tyre,në Farkë të Vogël. Baruti i skaduar i predhës bëri që të mos kryhej shpërthimi,duke shkaktuar dëmtime të vogla vetëm në banesë.