Berat, dhuna ndaj gruas, çdo ditë denoncohet një rast

2015-08-22 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dhuna në familje është kthyer në një dukuri tepër shqetësuese në qytetin e Beratit, ku në bazë të komunikatave zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit, shihet se gati çdo ditë një femër kërkon urdhër mbrojtje, pasi dhunohet nga bashkëshorti i saj.
Sipas komunikatave zyrtare, raste të tjera të denoncimit në familje rregjistrohen mes prindërve dhe fëmijëve, apo familjarëve të tjerë, por ajo që është më shqetësuese është dhuna që vjen nga burri tek gruaja. Në lidhje me këtë situatë psikologia, Juvina Qevani, bën me dije se rastet po shtohen si pasojë e një situate të rëndë, kryesisht ekonomike.
Sipas saj, të tjerë faktorë të këtij fenomeni janë xhelozia, që në të shumtën e rasteve është e pamotivuar, transformimi i shpejtë i shoqërisë shqiptare, duke përfshirë në veçanti emancipimin e gruas.
Për të gjitha rastet e denoncuara për dhunë, organi i gjykatës lëshon urdhër mbrojtje, por problem mbetet fakti se këto gra janë ende të riskuara, pasi në shumë raste i tërheqin denoncimet si pasojë e mungesës së një strehe apo punësimit.