Durrës, kryetari i Bashkisë premton masa për sezonin turistik

2015-08-22 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kanë nisur masat për të garantuar një sezon të sukseshëm turistik. Ky ka qenë premtimi që ju ka dhënë qytetarëve kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në ceremoninë e inagurimit të investimeve në infrastrukturë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.
Sipas Dakos do të ketë përmirësime edhe përsa i përket higjenës dhe pastërtisë duke ofruar kushtet e duhura për një sezon të mbarë.
Duke folur për investimin prej 41 milion lekë të reja për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen 17, numri 1 i këtij qyteti, ka deklaruar se vëmendje e veçantë po i kushtohet infrastrukturës edhe në lagjet e qytetit.
Investimi në lagjen 17 përfshin një sipërfaqe prej 17 mijë metra katrorë, ku përfitojnë rreth 12 mijë qytetarë durrsakë.