Vjedhja e votave në Korçë, pushohet hetimi

2015-08-22 5 Dailymotion

Download Convert to MP3

Korçë- Vjedhja e votave në Korçë transmetuar nga emisoni "Fiks Fare" gjatë zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti 3 nëntorin e shkuar, nuk do të ketë të akuzuar, e për pasojë as të dënuar.
Amnistia e fundit e hartuar nga qeveria i ka ardhur në ndihmë personave, të cilët ishin nën hetim nga Prokuroria e Korçës, duke u liruar nga akuzat.
Burime nga Prokuroria e qytetit jug-lindor bëjnë me dije se hetimi është pushuar për shkak të amnistisë. Të njëjtat burime saktësuan se të gjithë ata individë të cilët ishin nën hetim për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, tashmë janë të lirë.
Por duhet sqaruar se personat të cilët tashmë janë të dënuar dhe vuajnë dënimin e tyre për këto lloj veprash nuk kanë mundur të amnistohen. Duhet thënë se Prokuroria, pavarësisht se kishte mbi 5 muaj që po hetonte rastin e Korçës, ende nuk kishte të dyshuar dhe të akuzuar konkret, të paktën zyrtarisht.
Zgjedhjet e 3 nëntorit në Korçë, u kthyen edhe në një çështje dite nga opozita, duke protestuar përballë selisë së qeverisë apo thirrur në interpelacë kryeministrin, Edi Rama, për këtë çështje.
Dy ditë pas zgjedhjeve, prokuroria e Korçës nisi hetim kryesisht, por pa mundur të këtë të dyshuar kryesorë. Ndërkohë në datë 18 nëntor kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të proçesit zgjedhor në Korçë, duke i dhënë fitorën kondidatit të PS-së, Sotiraq Filo.
Me pushimin e hetimeve nga akuza e Korçës, mbyllet dhe një nga proçeset zgjedhore më të kontestuara në Shqipëri, pavarësisht se opozita pretendonte se kjo ishte një vjedhje me zë dhe figurë.