Një ditë pasi mazhoranca dorëzoi në Kuvend propozimin për ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën administrativo territoriale,
Kryetari I PD-së i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta të bëjnë të mundur konsensusin, refuzimi I këtij të fundit do të ketë pasoja dramatike dhe do të fusë vendin në destabilitet politik.
"Konsensusi i cili u premtua kthehet dhe të jetë vlera me të cilën i përvishemi një reforme. Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë sec kërkon Kushtetuta. Se kuptojmë nxitimin e mazhorancës drejt veprimeve të njënashme për rivizitamin e kufijve kur reforma duhet të jetë shuëm e thellë. Reforma duhet t'i shëbrejë qytetarëve dhe ju ndarjes elektorale. Rama e Meta të bëjnë të mundur konsensusin. Opozita do ta përdorë në mirëbesim për të arritur një produkt në të mirë të qytetarëve. Ndaj çdo paragjykim nuk ka vend por refuzimi i konsensusit do të ketë pasoja dramatike dhe do të fusë vendin në një destabilitet politik sepse refuzimi është refuzim i bashkëjetesës demokratike" deklaroi Basha në një prononcim për median