Shorti: LSDM numër 1, VMRO-DPMNE numër 5, BDI numër 4, PDSH numër 2

2015-08-22 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Sipas afatit kohor të paraparë me kalendarin për realizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill KSHZ-ja sot hodhi shortin për renditjen e listave në fletëvotim. Partitë politike garuese në këto zgjedhje do të garojnë në këtë radhitje:

Numrin 1 do ta mbaj LSDM-ja; 2 PDSH-ja; 3 Dinjiteti; 4 BDI-ja; 5 VMRO-DPMNE; 6 RDK; 7 Lëvizja Popullore Maqedonase; 8 Opsioni Qytetar Maqedonas; 9 Aleanca për Maqedoni Pozitive; 10 VMRO-Popullore; 11 Partia Social Demokrate; 12 Partia për ndryshime ekonomike; 13 Partia për Prosperitet Demokratik dhe 14 Partia për Ardhmëri Evropiane.

Në njësinë zgjedhore ku nuk do të ketë përfaqësues të vetin, numri përkatës i bartësit të listës do të mungojë, ndërsa në vend të tij do të shënohet numri rendor i bartësit të ardhshëm pa lënë vend të zbrazët.
Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 5 prill dhe për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill. Këto janë zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare në Maqedoni dhe do të mbahen më 27 prill, në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të shtetit. Bedri Rexhallari

LSDM
PDSH
Dinjiteti
BDI
VMRO-DPMNE
RDK
Lëvizja Popullore Maqedonase
GROM
Aleanca për Maqedoni pozitive
VMRO-Popullore
Partia Social-Demokrate
Partia për Ndryshime Ekonomike
Partia për Prosperitet Demokratik
Partia për Ardhmëri Evropiane