A1 Report - Fshehen pasurine, procedim disiplinor per çiftin e gjyqtareve

2015-08-22 8 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE- Ministria e Drejtësisë urdhëron fillimin e procedurës disiplinore ndaj çiftit të bashkëshortëve gjyqtarë, të cilët janë denoncuar nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë.

"Ministri i Drejtësisë Nasip Naço vendos fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve Klorinda Cela dhe Ken Dhima. Inkurajoj ILDKP në luftën ndaj korrupsionit", thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë shprehet e vendosur për respektimin e memorandumit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ILDKP-së "si garanci për forcimin e mekanizmave të kontrollit"

Për gjyqtarin Ken Dhima, pas analizimit të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKP, ka rezultuar: "Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë. Si dhe mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit".

Gjyqtari Ken Dhima sipas ILDKP ka mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, ka dhënë deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300. Ndërkaq, e njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit
për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila është gruaja e Dhimës.