A1 Report - 8 Marsi, Kuvendi mban seance me deputetet nga gjithe trevat shqiptare

2015-08-21 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE- Ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim, Parlamenti i Shqipërisë do të çelë dyert me rastin e festës së 8 Marsit për gratë deputete nga të gjithë trevat shqiptare. Në një seancë të posaçme e cila është parashikuar të ndahet në dy pjesë deputet femra do të ketë në fokus "Sfidat e gruas në mijëvjeçarin e tretë".

Në nisje të kësaj seance, fjalën e hapjes do ta mbajë deputetja më e vjetër e Kosovës Flora Brovina, ndërsa në pjesën e dytë do ta hap fjalën deputetja socialiste Valentina Leskaj.

Në këtë aktivitet që është organizuar nga Aleanca e Grave Deputete, e drejtuar nga demokratja Mesila Doda, do të marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër janë parlamentaret e Kuvendit të Shqipërisë.

Me rastin e festës së gruas janë parashikuar edhe aktivitete të tjera pas kësaj seance,si pjesëmarrja në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Aleanca e Grave Deputete ku marrin pjesë parlamentaret e PS-së, PD-së dhe LSI-së u konstituua në tetor të vitit që shkoi .