A1 Report - Komisioni i Ligjeve miraton pa opoziten paketen Antikorrupsion

2015-08-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE- Ndikimi i organizatave ndërkombëtare kanë bërë që qeveria ta çojë numrin e rasteve të korrupsionit nga 21 në 4, të cilat do të kalojnë në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat dhe deputetët nuk do të bëjnë pjesë në këtë listë. Sipas shefit të Drejtësisë priten që Kodit të Procedurës Penale do t'i bëhen edhe ndryshime të tjera. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço në Komisionin e Ligjeve.

Projektligji i parë i paketës antikorrupsion u miratua me votat e mazhorancës, por votave pro ju bashkua edhe Tahir Muhedini deputet i PDIU, ndërsa Arben Ristani i cili ishte i vetmi që përfaqësonte Partinë Demokratike votoi kundër, ndërsa deputeti i PDK Nard Ndoka nuk votoi fare.

Komisioni i Ligjeve miratoi pa praninë e opozitës edhe projektligjin tjetër të paketës, atë të ashtuquajturin ligji Antimafia, i cili parashikon të hetojë të afërmit e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nga opozita të votojë këtë paketë që është në shërbim të qytetarëve.