TIRANE- Deputetë të mazhorancë por edhe opozitës kanë depozituar në kuvend, një projektligj , nëpërmjet të cilit do konsiderohet vepër penale , pjesëmarrja në luftime jashtë vendit vendit, nga shtetas shqiptar.
Drafti që mban firmën e deputetëve socialist, të LSI-së dhe të PDIU-së në opozitë, parashikon që personat që do të marrin pjesë në luftime jashtë shtetit do të denohen nga 3 deri në 8 vjet.
Masa më të forta penale nga 5 deri në 10 vjet parashikohen nëse, këto veprime kryen për të rrëzuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të një shteti të huaj.
Më të rënda masat penalizuese bëhen për rekrutuesit ose financuesit, që shkojnë nga nga 5 në 15 vjet burg.
Sipas hartuesve të këtij projekligji , kjo masë është e bazuar edhe në disa konventa ndërkombëtare, por si masë është aplikuar edhe nga shteti i Kosovës . Ndërsa Kombet e Bashkuara e penalizojnë një aktivitet të tillë , duke e lidhur me mercenarizmin.
Kjo nismë pritet të votohet edhe në sallën e kuvendit , si një domosdoshmëri, për pjesëmarrjen e shumë shtetasve shqiptarë në luftën në Siri, ku disa prej tyre kanë humbur dhe jetën . Ajo që bie në sy nuk është firmosja e këtij projektligji nga deputetët e mazhorancës, por edhe nga Tahir Muhedini i PDIU-së.