A1 Report - Tatimi i fasoneve, PS-LSI bien dakord, terhiqet amendamenti

2015-08-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE- Pas debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për projektbuxhetin për vitin 2014 dhe paketën fiskale, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro dhe 33 kundër projektligjin për tatimin mbi fitimin.

Me miratimin e këtij projektligji janë rrëzuar amendamentet e paraqitura nga opozita për ndyshimet për tatimin mbi pagat dhe për bizneset. Ndërsa LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për tatimin e biznesit fason. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t'i vijë në ndihmë këtij biznesi.

Prej orës 11:00 në Kuvend ka nisur diskutimi i pr/buxheti i vitit 2014 dhe paketa fiskale të cilat më pas do të hidhen në votim në seancën e sotme plenare. Nga 3 amendamentet e paraqitura nga LSI, kjo e fundit tërhoqi përkohësisht amendamentin për tatimin e fasonëve. PD ka propozuar 39 amendamente, deri tani i janë hedhur poshtë 2 amendamente.

Në fillim të seancës të pranishëm ishin 113 deputetë dhe ishte kuorumi për të nisur punën seanca.