A1 Report - Pranga ish-gardistit F.Skeja, i vuri gjobe 100 mln leke biznesmenit

2015-08-21 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE- Ish-gardisti Fatos Skeja, i implikuar në ngjarjet e rënda të 21 Janarit dhe që ka qenë bodigard i djalit të ish-kryeministrit Berisha, është arrestuar sot nga policia e Tiranës. Ndalimi i tij ka ardhur pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për Skejën masën e arrestit me burg për gjobëvënie.

Bashkë me Fatos Skejën është arrestuar edhe Gojart Loci, të dy të akuzuar për gjobëvënie.

Skeja i vendosi gjobë 100 milionë lekë biznesmenit shqiptaro-amerikan, Ramazan Hima, i cili është edhe i afërmi i tij.

Skeja dhe Loci po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të rënda.

Ish-gardtisti Fatos Skeja u akuza nga familja e Hekuran Dedës, një nga katër viktimat e ngjarjes së 21 Janarit, u ofroi para për të pritur Berishën.