TIRANË - Ora 21: 20 - Arrestohet autori, vodhi 15 milionë lekë pastaj i vuri zjarrin banesës. Zbardhet enigma e zjarrvënies në apartamentin te Rruga e Dibres. Sot në mbrëmje është arrestuar autori i zjarrvënies, Maringlen Gjoni, i cili i vuri flakën banesës për të maskuar ngjarjen si ngjarje aksidentale, pasi kishte vjedhur 15 milionë lekë. Sipas policisë, Gjoni ka dorëzuar gjithë sasinë e vjedhur të parave. Ora 15:54 - Zjarr te një apartament te rruga e dibrës, s'dihen shkaqet. Një apartament në katin e pestë të një pallati në rrugën e Dibrës, është përfshirë nga flakët, ndërsa për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. Ende nuk dihen shkaqet e rënies zjarrit që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale,ndërkohe mesohet së ne momentin e renies së zjarrit, pronarët e shtëpisë ndodheshin jashtë. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë dy zjarrefikse, të cilat pasi kanë shpërthyer derën e apartamentit, kanë nisur punën për vënien në kontroll të flakeve.