Rama: KKT po Xhamisë së Namazgjasë, jo qendrës tregtare

2015-08-21 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Territorit dha një konferencë për shtyp. Pasi theksoi barbarinë që i është bërë territorit në këto njëzet vitet e fundit, me dëme edhe të parikuperueshme, Rama theksoi se "jemi në kohë për ta ndalur këtë rrënim, që kjo inerci të vazhdojë e të prekë e shkatërrojë si një kancer pjesën tjetër të organizmit tonë". Rama bëri të ditur se Berati, Gjirokastra dhe Kruja muzeale do të merren në mbrojtje nga qeveria dhe në to nuk do të bëhet më asnjë ndërtim. KKT konfirmoi sot nëpërmjet Ramës se i hap rrugën përfundimisht ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, por ka anuluar ndërtimin e godinës polifunksionale.