Haraçinë, përurohet objekti shtesë i shkollës

2015-08-21 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Mbi 1 mijë nxënës të Shkollës Fillore 'Gjergj Kastrioti-Skënderbeu' në komunën e Haraçinës nuk do të vijojnë më mësimin në 3 turne si deri më tani. Sot u lëshua në përdorim objekti i ri shtesë i kësaj shkolle. Drejtori i këtij institucioni tha se me këto 7 klasa dhe me mbi 700 metra katrorë shtesë, nxënësit e kësaj shkolle do të frymojnë lirshëm. Sipas tij, mësuesit tani do t'i mbajnë orët nga 45 minuta, dhe jo nga 30 si deri më tani.

"Jam shumë i lumtur që sot po zgjidhet një problem që ishte me vite të tëra. Me ndërtimin e këtyre 7 klasave të reja tani mund të marrim frymë më lehtë dhe të punojmë pa pengesa. Unë jam i bindur se nga kjo shkollë do të dalin gjenerata që këtë vend do ta ndërtojnë edhe më tepër dhe do ta udhëheqin drejt suksese pasi kjo shkollë do të jetë objekt prej ku me shumë sukses do të nisin të rriten kuadrot e ardhshme", tha Muharem Hajdari, drejtor i SH.F "Skënderbeu" Haraçinë.

Ndërkohë, zv/ministri i Arsimit Safet Neziri thotë se me këtë hap, dikasteri i tij po realizon premtimet e dhëna për popullatën e këtij rajoni. Ai tha se tani procesi mësimor do të zhvillohet sipas standardeve.

"Ne e dimë mirë se kjo shkollë numëron mbi 2 mijë nxënës edhe veçanërisht në këtë pjesë të shkollës, apo shkolla e vjetër kanë punuar në kushte jashtëzakonisht jashtë standardeve, në tre turne. Tani kemi krijuar kushtet optimale, me 7 mësonjëtore në të cilat do të angazhohen mbi 230 nxënës, në mbi 710 metra katror i cili është rregulluar me investime kapitale nga MASH-i, me investim prej 21 milion e 540 mijë denar", deklaroi Safet Neziri, zv/Ministër i Arsimit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi gjatë përurimit të këtij objekti shtesë kërkoi që në komunën e tij të ndërtohen edhe 2 shkolla fillore periferike pasi nxënësit e kësaj komune janë të obliguar të ecin në këmbë diku 3 deri 4 kilometra që të arrijnë në shkollë. Valmir Kuçi