Fier, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve të aksidentuara dje në Kafaraj

2015-08-21 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë, ku humbën jetën dy persona dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë, policia e Fierit ka arrestuar autorët përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

Dhe pavarësisht se në aksident ka humbur bashkëshorten dhe djalin 2 vjeç, i arrestuar ka përfunduar edhe Jetnor Muçaj, pasi si drejtues i automjetit fuoristradë, ku po udhëtonte ai bashkë me familjen e tij, akuzohet përgjegjës për aksidentin dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një konferencë për shtyp, policia tha se janë arrestuar në flagrancë, Jetnor Muçaj dhe po ashtu në pranga ka përfunduar edhe drejtuesi i zetorit, Qazim Banaj, pasi qe duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin bujqësor.

Policia tha se paraprakisht mendohet se ka qenë automjeti ai i cili ka goditur fillimisht zetorin, duke shkaktuar kështu ngjarjen tragjike. Policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.