Parku përplas VMRO-në e LSDM-në

2015-08-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Parku në Qendër ka përplasur edhe sot dy partitë maqedonase, VMRO e LSDM. Në reagim ndaj deklaratës së Zhernovskit, VMRO DPMNE-ja ka pyetur kryetarit e Komunës Qendër pse ai nuk refuzoi paratë e taksave komunale, që i sollën Qendrës mbi 9 milionë denarë. VMRO-ja gjithashtu ka pyetur se pse asnjë pjesë nga këto 9 milion denarë nuk është investuar në mbjelljen e pemëve të reja, pasi Zhernovskit i pengon kaq shumë prerja e tyre.

"Përderisa Zhernovski me të vërtetë është i shqetësuar për gjelbërimin, vetëm një pjesë e atyre mjeteve mundeshe ti përdorë për mbjelljen e pemëve të reja rreth vendit ku po ndërtohet objekti i Këshillit për Radiodifuzion. Në vend të saj, paratë e fituara nga ndërtimi të cilin a sot e sulmon i përdorë për promovimin e tij personal dhe partnerit të koalicionit LSDM-së", thuhet në reagimin e VMRO-së.

Me reagim ka dalë edhe LSDM-ja opozitare. Ajo edhe njëherë i ka bërë thirrje kryeministrit Gruevski që personalisht të dalë dhe të shpjegojë sic e quajnë ata, krimin ndaj parkut në Komunën Qendër. LSDM-ja ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë se ky projekt është i domosdoshëm për shkak të shpenzimeve të deritanishme për qira.

"A do të thotë kjo se çdo herë kur qytetarët kanë qëndrim ndryshe nga politika e VMRO DPMNE-së, pushteti do të ballafaqohet me to me njësi speciale, alfa, siç vepruan edhe më 24 dhjetor me deputetët dhe gazetarët? VMRO DPMNE po shkel vullnetin e qytetarëve të Qendrës të cilët në zgjedhjet lokale qartë u prononcuan se janë kundër projektit 'Shkupi 2014'. Pushteti po vazhdon luksin me barokun në llogari të nevojave elementare të qytetarëve", thuhet në reagimin e LSDM-së.

Të dielën gjatë natës, ekipet e parqeve dhe gjelbërimeve, të shoqëruara rëndë nga forca policore, prenë parkun pranë hotelit Bristoll në qendër të Shkupit, për ndërtimin e objektit të ri të Këshillit për Radio Difuzion, i parashikuar në kuadër të projektit Shkupi 2014. Benjamin Arifi