Greqi, i arratisuri Marian Kola vritet në përplasje me policinë

2015-08-21 14 Dailymotion

Download Convert to MP3

GREQI - Vritet nga policia Marian Kola, një nga të arratisurit e fundit të burgut të Trikallas në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka shpëtuar bashkëpunëtori i tij, Ilir Kupa. Gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në fshatin Vrosina, Marian Kola u plagos në gjoks dhe humbi jetën nga plumbi që i preku organet vitale. Nesër në mëngjes atij do t'i bëhet ekspertiza në spitalin e Janinës. Atij iu gjet edhe një një qese me një pistoletë brenda, ushqime dhe revista.

Lidhur me të burgosurin tjetër, Ilir Kupa, ai arriti t'i shpëtojë rrethimit, por policia gjykon se arrestimi i tij është çështje orësh. Në vendngjarje nuk ka gjurmë të gjakut të tij, ç'ka do të thotë se nuk është plagosur.

Përleshja e policisë me dy të burgosurit ka ndodhur pranë urës së lumit Kalama, në fshatin Vrosina në malet e Sulit, ku policia i ka ngushutuar atyre rrethimin për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri. Ata janë zbuluar nga kamerat termike të policisë, që kontrollonte zonën gjatë natës.

Dy të burgosurit kanë vjedhur gjatë dy javëve të fundit, 3 makina dhe kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri. Por, gjatë tentativave të tyre, kanë pasur vështirësi derisa kanë rënë mbrëmjen e djeshme, në një pritë të policisë ku ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri ndërmjet tyre.

Si rrjedhojë e përplasjes, një polic është plagosur në këmbë ndërsa një tjetër është shtruar në spitalin e Janinës.