Kundërshtohet stili 'barok' i Qendrës Tregtare

2015-08-21 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gardh qytetarësh në mbrojtje të Qendrës Tregtare të Qytetit. Iniciativa "E dua Qendrën Tregtare të Qytetit", e ngritur nga Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë, synon edhe mbledhjen e firmave, në një peticion, i cili do të ketë për qëllim të kundërshtojë ndryshimet e fasadës së kësaj qendre. Grumbullimi i firmave fillon në orën 10, dhe në krye të tyre do të jenë arkitektë, skulptorë, piktorë dhe qytetarë.

"Pas mbajtjes së fjalimeve, menduam një gjest, përqafimin ose rrethimin si gardh, mburojë njerëzore të objekti. Aty do të qëndrojnë njerëz të kapur për dore, do të bëjnë një përqafim të përbashkët të objektit, për të dëshmuar mbrojtjen e tij. Kjo do të tregojë se Qendra tregtare na përket neve dhe ne i përkasim asaj", tha Danica Pavllovska, kryetare e shoqatës së arkitektëve të Maqedonisë.

Sipas Shoqatës së Arkitektëve e cila numëron 300 anëtarë, projekti ideor për veshjen e Qendrës Tregtare me stilin Barok, është sipërfaqësor, jo-etik dhe paraqet përdhosje të një vepre madhështore të arkitekturës moderne. Zgjidhja ideore parashikon ndërtimin e tre kupolave, dhjetëra shtyllave antike dhe tarracë të madhe me figura. Arkitektët paralajmëruan se do të kërkojnë marrjen e licencës për arkitektin që ka projektuar fasadën e re. Qendra tregtare është i vetmi objekt i këtij lloji kurse autori i saj Zhivko Popovski është nderuar për këtë vepër, në vitin 1973 me çmimin "11 Tetori". Bojana Simonoviq