Vlorë, arrestohet banda, trafikoi 1.6 tonë drogë brenda një viti

2015-08-21 21 Dailymotion

Download Convert to MP3

Operacioni i koduar " Laguna" ka vënë në pranga tre shtetas nga qyteti i Vlorës të cilët akuzohen se janë përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa brenda një harku kohor brenda një viti.

Drejtoria e Policisë në Vlorë doli sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi shkatërrimin e këtij grupi kriminal, që është përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa.

Gjatë ketij operacioni janë arrestuar Bexhet Aliaj vjec 43, Dritan Kaçani vjec 42 dhe Shpëtim Shehu 23 vjeç.

Këta persona akuzohen si pjesmarrës në të njëjtën organizatë kriminale që po përpiqej të trafikonte 600 kg kanabis që u gjet në fshatin Zvërnec në kuadër të operacionit "EKLIPSI", më datë 16.06.2012. Në atë kohë u sekuestruan 2 mjete lundruese si dhe u arrestua shtetasi Novrus Shehu.

Hetimet për këtë grup vazhdonin prej nje viti dhe aktiviteti i tyre kriminal kishte arritur të trafikonte sasi të konsiderueshme droge në itali. Në gusht të 2012 po këta përsona janë përgjegjës për sasinë e 1 ton kanabis që u sekuestrua në Karaburun në kuadër të operacionit "EKLIPSI". Për sasinë prej 17 kg marijuanë i sekuestruar në kuadër të operacionit "VACANZE 1" date 18.08.2012 ku u arrestua shtetasi Marlen Gutici.

Për sasinë prej 14 kg marijuanë të sekuestruara në Portin Vlorë në kuadër të Operacionit "VACANZE 2" më datë 18.08.2012, ku u arrestua shtetasi Armir Nushi. Në Itali këtij grupi i janë sekuestruar edhe 4 ngarkesa të tjera me sasi të konsiderueshme marijuane. Në total sasia e marijuanës së sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në treg do të kishte një vlerë prej rreth 10 milion euro. Dosja e tyre do i kalojë prokurorisë së krimeve të rënda.