Debat, 'Deputetët e diasporës-luks apo minus'

2015-08-21 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

Votimi i diasporës është kontestues, i diskutueshëm dhe i dëmshëm për Maqedoninë, ndaj nevojitet që ky nen të shfuqizohet nga kodi zgjedhor. Kështu deklaroi analisti politik Naser Ziberi në debatin me temë "Deputetët e diasporës-luks apo minus". Sipas tij kjo mund të arrihet nëse ekziston vullnet politik në parlament por edhe përmes Gjykatës Kushtetuese nëse ofrohen argumente juridike. Ziberi vlerëson se ndryshimet në kodin zgjedhor, u bënë në një kohë rekord, pa analizë të detajuar sa i përket legjitimitetit të votës dhe implikimeve financiare nga realizimi i votimit të diasporës. Po ashtu, asnjëherë nuk u mor në konsideratë nëse diaspora do të votonte për kandidatë të vetin apo ata të propozuar në Maqedoni. Ndërsa Darko Aleksov nga asociacioni qytetar 'Most' shprehet skeptik në drejtim të shfuqizimit të këtij neni, ndaj propozon që kjo çështje të amortizohet përmes votimit me postë.
"Nëse ka dëshirë dhe vullnet të tillë qëndrimi edhe i grupit punues të Asociacionit Qytetar 'Most' është të ndryshohet parimi i votimit dhe të mos jetë votim personal por të jetë votim përmes postës. Nëse vihet deri në një moment të tillë, jemi të bindur se do të ulen harxhimet, do të rritet pjesëmarrja dhe legjitimiteti i atyre njerëzve, ndërsa njëkohësisht do të rritet edhe përgjegjësia e tyre pasi ata për momentin janë përgjegjës vetëm për rreth 1500 votues", deklaroi Darko Aleksov, asociacioni qytetar 'Most'.
"Unë parimisht jam kundër që të ketë votim në diasporë në qoftë se kjo nuk mund të eliminohet, pasi unë pajtohem me Darkon, se kjo do të jetë e rëndë që të eliminohet duke pas parasysh qëndrimin e VMRO-DPMNE si parti dominuese në qeveri, mbështetur këtu në mënyrë indirekte apo direke edhe nga BDI-ja... pra jam shumë skeptik që kjo do të eliminohet. Në qoftë se nuk eliminohet them se mund të kërkohen rrugë alternative që të amortizohen efektet negative, një nga ato ishte votimi përmes postës", tha Naser Zyberi, analist.
Edhe analiza e bërë nga instituti për hulumtimin e politikave dhe qeverisjes së mirë rekomandon ndryshim të mënyrës së votimit për deputetë nga diaspora përmes postës elektronike apo përmes postës së zakonshme e cila deri diku do të mundësojë barazimin e votave.
"Një ndër rekomandimet kryesore është që të bëhen intervenime në kodin zgjedhor të ndryshohet mënyra e zgjedhjes për shkak të mundësisë së barabarësisë së votës pastaj edhe çështjes së legjitimitetit për shkak se numri i votave i nevojshëm për fitimin e një deputeti në diasporë në krahasim me numrin e nevojshëm të votave për një deputet në Maqedoni ka një dallim shumë të madh", deklaroi Bashkim Bakiu, Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë.
Si anomali në analizat e shumta për votimin e diasporës theksohet mungesa e të dhënave të sakta nga institucionet relevante për numrin e votuesve të Maqedonisë jashtë vendit, legjitimiteti i deputetëve të diasporës, zhvillimi jo i mirë i rrjetit konsullor dhe kostoja financiare. Sipas analizave të institutit, tre deputet...